Marin Le Pen ka thënë se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze, përveç se në ndonjë rast të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë për Lë Figaro ajo u shpreh se francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës, transmeton Fol Drejt.
Le Pen theksoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%.
Në një periudhë 10 vjeçare ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën./FolDrejt/