Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen pritet të kërkojnë sërish besimin e qytetarëve francez në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macronin të votojnë për të në raundin e dytë, transmeton Fol Drejt.
Ajo tha se do të ishte “presidentja e të gjithë francezëve” nëse zgjidhet në raundin e dytë dhe preku të gjitha temat e njohura për të cilat ajo bëri fushatë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë rivendosjen e vlerave franceze, kontrollin e imigracionit dhe sigurinë për të gjithë, raporton bbc.
Nën thirrjet e mbështetësve të saj duke brohoritur “ne do të fitojmë”, ajo u zotua të “vendos Francën në binar brenda pesë viteve”.
Theksojmë se ajo është një ndër kandidatet që ka lidhje të fortë me Rusinë dhe miqësi me Vladimit Putinin.
Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Francës do të mbahet pas dy jave (24 prill)./FolDrejt/