Nga 7.7 miliardë banorë që ka bota sot, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara ky numër do rritet në 9.7 miliardë deri në 2050, shkruan foldrejt.com. Por kur ka rritje të banorëve nëpër botë, bilanc tepër negativ parashihet për vendet e Ballkanit dhe të Baltikut.
India mendohet ta tejkalojë Kinën me shtetin me më shumë banorë në 2027, kurse së shpejti Nigeria pritet ta tejkalojë SHBA-në si shtetin e tretë me më shumë banorë.
Deri në fund të këtij shekulli, kombet si Bullgaria, Kroacia ose Bosnja dhe Hercegovina do të pakësohen dyfish më shumë. Banja Luka në Bosnjë ka mbetur pa asnjë fshat.
Shtete që rrezikohen poashtu nga pakësimi i skajshëm i banorëve janë Lituania, Serbia, Moldavia, Rumania dhe poashtu edhe Shqipëria./Foldrejt.com