Pastërtia individuale duhet të manifestohet edhe me pastërtinë publike. Te trojet tona është evidente që shtëpitë i kemi shumë të pastra, por jo edhe pronat publike jashtë oborreve, informon foldrejt.com. Një rast i tillë, ku kultura e mbajtjes së ambientit të pastër po lë shumë për të dëshiruar, vërehet edhe në komunën e Istogut në Kosovë.
Themeluesi i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, përmes një postimi në Facebook, shprehet:
“Ju ‘qytetar/e’ të Istogut që po dilni mu knaq në këtë sheshin e betonit në Istog, nëse edhe njëherë e leni bërllogun kështu, kam me ju bo tag sepse e di kush jeni! Marre.”
Organizata “Let’s Do It Kosova”, prej disa vitesh merret me projekte për ndërgjegjësimin e popullatës për të ruajtur pastërtinë ekologjike./Foldrejt.com