Sipas, Fabrizio Romanos, Leeds United ka aritur marrëveshje të plotë me Juventusin për të nënshkruar me Weston McKennie, raporton Fol Drejt.
Romano tha se Leeds do të paguajë tarifën e huasë prej 1.2 milionë eurosh, pasi marrëveshja do të përfshijë klauzolën e opsionit të blerjes për 33 milionë euro plus shtesa.
“Presidenti i Leeds, Andrea Radrizzani zhbllokoi marrëveshjen me Juventusin brenda natës dhe tani është pothuajse e përfunduar”, shtoi Romano.
Romano theksoi se McKennie ka rënë dakord për kushtet personale me Leeds. /FolDrejt/