Legjenda e Juventusit dhe e kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, është shfaqë entuziast që klubi të nënshkruajë me Angel Di Marian.
“Ai mund të luajë si anësor, mesfushor sulmues apo edhe playmaker”, deklaroi Buffon. “Kushdo që e nënshkruan atë, dhe unë me të vërtetë shpresoj se është Juventusi, po bën një biznes të mirë. Ne po flasim për një yll dhe futbolli ka nevojë për yje”, transmeton Fol Drejt.
Lavdërimet e Buffon për Di Marian nuk u ndalën me kaq. Ai e krahasoi argjentinasin me të madhin e futbollit Diego Armando Maradona duke pasur parasysh aftësitë e tij teknike, të cilat ai mendon se i mungojnë në Serie A.
“Di Maria do të ishte si Maradona në Itali”, shtoi më tej Buffon. “Seria A e sotme është e dobët teknikisht dhe Angel ka cilësi për të kursyer”./FolDrejt/