Poezi nga: Gabriel García Lorca*
Ëndrra përshkon kohën
lundron si anije me vela.
Askush s’i çel dot farat
në thelbin e ëndrrës.
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’grumbuj akujsh të kaltër zgjon!
Koha përshkon ëndrrën
e zhytur deri në flokë.
E djeshma dhe e nesërmja i hanë
lulet e errëta të dyluftimit.
Ah, seç këndon nata, seç këndon!
Ç’tufë anomenash zgjon!
Mbi të njëjtën shtyllë,
të përqafuar ëndrra dhe koha,
përshkon vajin e fëmijës,
gjuha e thyer e plakut.
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’tufë anomenash zgjon!
E nëse nata ngrit mure
në lëndinën e kohës,
koha e shtyn të besojë
se në atë çast po lind.
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’grumbuj akujsh të kaltër zgjon!
*Përktheu Qerim Ondozi