Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish është liruar inga spitali pasi u diagnostikua me coronavirus javën e kaluar.
Dalglish, i cili nuk vuante nga asnjë simptomë, u testua në mënyrë rutinore për coronavirus pasi u pranua në spital të mërkurën e javës së kaluar për trajtimin e një infeksioni i cili kërkonte antibiotikë intravenoz.
Duke shkruar në The Sunday Post, Dalglish përshkroi punëtorët e spitalit që e trajtuan atë si “absolutisht të shkëlqyeshëm”, ndërsa veten dhe kombin i cilësoi me fat.
“Njerëzit mund të mendojnë se emri im më mori kujdesin më të mirë, por çdo pacient në NHS merr kujdesin më të mirë”.
“Si komb, ne kemi fat që i kemi dhe i uroj të gjithëve ashtu që ata të punojnë pa u lodhur për të ndihmuar vendin pas kësaj pandemie”, ka shkruar Dalglish.
Legjenda skoceze tani po rimerr veten dhe shëndetin në izolim në shtëpi.