Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.
Lexoni të plotë postimin:
Lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë.
Qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë.
Prandaj, investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.
Fatkeqësisht, qeveria jonë këto nevoja i kupton vetëm pas ballafaqimit të qytetarëve me pasoja.
Shprehë keqardhjen dhe bashkëndjesinë time të thellë për të gjithë banorët, ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që janë ballafaquar me këto vërshime dhe i bëj thirrje urgjente qeverisë për të qëndruar afër nevojave imediate që kanë të gjithë të prekurit nga vërshimet.