Nga nesër është marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID.
Përmes një njoftimi në Facebook, edhe Qendra e Studentëve e bëri të ditur se studentët nga 1 marsi i këtij muaji nuk do të shërbehen me ushqim dhe ta marrin me vete atë, por do të lejohen për shfrytëzim nga studentët, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tyre i plotë:
“Njoftim
Njoftohen studentët banues në konvikte se në bazë të rekomandimeve të mehershme nga IKSHPK, MASHT-i dhe MSH për shkak të gjendjes me pandemi covid19 , shërbimi me ushqim deri me tani në mensë është servuar në formën “merr me vete”.
Në vendim e fundit të marr nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e masave me covid19, Qendra e Studentëve njofton studentët banues se nga data 01 mars 2022 ushqimi në mensë do të servohet brenda restaurantit të mensës.”/FolDrejt/