Drejtori menaxhues i RB Leipzig, Max Eberl, këmbëngul se klubi është gati t’i ofrojë Marco Rose një zgjatje, pavarësisht pengesave në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Ne duam të vazhdojmë me Markon, kjo është e qartë. Loja kundër BVB nuk do ta ndryshonte këtë,” tha Eberl.
Kontrata aktuale e Rose me Leipzig është deri në qershor 2024. /FolDrejt/