Tani është e qartë: Agjensinë ajrore të fluturimeve Germania Flug AG tashmë është në pronësi të plotë të shqiptares Lejla Ibrahimi-Salahi. Ajo zotëron 100 përqind të akcioneve, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat helvete. Lejla Ibrahimi-Salahi ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.
Lejla Ibrahimi-Salahi nga 2005 është njëherësh edhe shefe e Air Prishtina, e cila lidh me fluturime ajrore Zvicrën me Kosovën dhe Maqedoninë. Por deri tani Air Prishtina nuk kishte pasur aeroplanë të vetë.
Germania Flug me tre aeroplamnë të saj fluturon në destinacione të ndryshme nga Cyrihu. Kjo kompani u krijua në 2014 dhe kishte 120 punëtorë./Foldrejt.com