Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Sigurisë Rrugore.
Ai ka konfirmuar se sot ka pranuar ftesën nga homologia e tij suedeze, Anna Johansson, përmes ambasadores së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
“Ambasadorja Karin, përcjelli edhe gatishmërinë e shtetit mik, Suedisë, për bashkëpunim në zhvillimin dhe modernizim të infrastrukturës”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
“Përfaqësueses së Suedisë në vendin tonë,i shpjegova të arriturat e shtetit tonë, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe atë të aviacionit civil. Me këtë rast e ftova që të jetë prezente në inaugurimin e autostradës 65 kilometërshe, “Arbën Xhaferi”, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore, e që do të mbahet me 29 maj 2019”.