Në pikun e këtij sezoni turistik 1 Euro këmbehej me 100 lekë.
Mirëpo valuta evropiane, Euro, ka nisur të forcohet ditëve të fundit në Shqipëri në raport me Lekun, përcjell Fol Drejt.
Pas një jave relativisht pozitive, Euro e ka mbyllur sot me një rënie të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 111 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan e ka kapërcyer me në fund pragun e 100 lekëve teksa regjistron edhe sot një rritje të ndjeshme të kuotës duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 103 lekë në raport me një ditë më parë, raporton ScanTv.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë pas rritjes konstante që shënoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115.7 lekë në raport me ditën e enjte.
Funta britanike sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme duke ndjekur kurbën e Dollarit amerikan teksa blihet sot me 126.2 lekë dhe shitet me 128.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./FolDrejt/