Ne dimë që foshnjat përfitojnë nga lëkundjet për të fjetur. Tani një studim sugjeron se një gjë e tillë i ndihmon edhe të rriturit të flenë më mirë.
Studiuesit nga Universiteti i Gjenevës kanë ndërtuar një shtrat të veçantë që lëkundet lehtësisht gjatë gjithë natës.
Ata e testuan atë në 18 të rritur dhe gjetën se u zgjuan më pak gjatë natës dhe se flinin gjumë më të thellë se në një shtrat normal.
Shkencëtarët thanë se lëkundjet rezultuan në një periudhë më të gjatë të valëve të ngadalta të trurit që shkaktuan gjumë të thellë dhe përmirësuan kujtesën e tyre.
Elektrodat që regjistruan valët e trurit zbuluan se periudha e gjumit të thellë ishte më e gjatë duke u lëkundur.