Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Deçan, me ç’rast kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Sipas asaj që ka thënë policia, gjashtë të lënduarit janë liruar nga spitali pas trajtimit.
“Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjeksor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor “- ka thënë Elezaj./FolDrejt/