Gjatë ditës së djeshme është raportuar në Policinë e Kosovës një rast i aksidentit të trafikut si pasojë e të cilit përfunduan të lënduar 4 persona.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, në fshatin Dardani të Ferizajit, rreth orës 22:00, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/