Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit në një villë në Bogë.
Pas trajtimit në Spitalin e Pejës tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona. Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas tre prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi. /KlanKosova/