Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Gjithashtu ka theksuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.
“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, ende nuk dihet gjendja e të lënduarve, dhe se Policia është në vendngjarje.