Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në orët e para të mërkurës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” – tha Ahmeti./KlanKosova/