Tre persona kanë përfunduar të lënduar si pasojë e aksidentimit të dy veturave në Mazgit të Obiliqit.
Rasti u rapotua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:18, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/