Një aksident trafiku mes dy veturave ka lënë të lënduar tre zyrtarë policorë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:46, në fshatin Grejkovc.
Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile, ndërkaq në njërën veturë kanë qenë tre zyrtarë policorë, të cilët me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marrë detyrën.
“Si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.