Një minator është lënduar në vendin e punës në minierën e Novobërdës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 03:00.
Në raportin 24 orësh, thuhet se lëndimi ka qenë aksidental, ndërkaq i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, kurse pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi./FolDrejt/