Në lagjen Dardania në kryeqytet disa automjete u kapluan nga flaka në mesditën e së shtunës.
Nga ky incident i lënduar mbeti edhe një person. Agim Berisha, mjek kujdestar, tha që pacienti kishte pasur lëndime në fytyrë, sy dhe në dy shuplakat e dorës.
Sipas informacioneve të televizionit Klan, shoferi i kamionit kishte shkuar për të dërguar mall tek një market ku më pas kishte ndodhur ngjarja.
Televizioni ka kontaktuar me kompaninë përgjegjëse, të cilët thanë se janë të informuar me rastin dhe që ekipet kanë dalë në terren.