Një banesë është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ky rast u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:22, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se për shkak të defektit të rrymës është përfshirë nga zjarri një banesë. Njësit relevante policore, eksperti i zjarreve, emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrite të lokalizojnë zjarrin. Raportohet për një person të lënduar i cili me autoambulancë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton tutje policia./FolDrejt/