Në Prishtinë dje me datë 29.05.2022 në ora 02:45 është paraqitur një rast në polici, ku këta të fundit e kanë cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Aty raportohet se një person në Prishtinë, ishte cak i një sulmit nga një person që gjuajti nga vetura pa targa. Aty kanë dalur njësitë policore dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell Fol Drejt.