Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Viti.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, reth orës 09:25, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës./FolDrejt/