Një person është lënduar gjatë ditës së djeshme, si pasojë e një aksidenti të trafikut.
Aksidenti sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Gjilan, rreth orës 18:37, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në raport.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi./FolDrejt/