Me 05.02.2019 në SPB Manastir është lajmëruar se rreth orës 09.30 në rrugën “Novi Sad” në Manastir, gjatë kryerjes së punëve me teneqe në kulmin e një shtëpie, K.Xh.(33) nga Manastiri, i punësuar në punëtorinë e teneqes është rrëzuar dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, pastaj në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./almakos