Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë. Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh. Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.
Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri. Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar. Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen. Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin. Në këtë artikull do të mësoni si të përgatisni disa kura të thjeshta natyrale për shëndetin e stomakut.
Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku. Zieni katër karota në katër gota me ujë. Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karotat të zbutet. Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.
Uthull molle
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat. Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.
Frutat
Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun. Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.