Një statujë e ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Lenin u ngrit në Henichesk, Ukrainën e pushtuar nga Rusia, sipas fotove të postuara në mediat sociale, shtatë vjet pasi u hoq e mëparshmja, si pjesë e përpjekjeve për të “dekomunizuar”, shkruan CNN.
Tre foto, të postuara në Facebook të hënën, tregojnë një statujë të re të Leninit përpara ndërtesës së këshillit rajonal dhe flamuri rus mund të shihet në çatinë e ndërtesës, njoftoi televizioni amerikan, duke theksuar se konfirmoi vërtetësinë e regjistrimeve./FolDrejt/