Leonardo Bonucci ka bërë të ditur se do t’i japë fund karrierës së tij profesionale futbollistike në fund të sezonit aktual. Ai po ashtu deklaroi se shpreson që para daljes në pension do të jetë në gjendje të fitojë Ligën e Evropës, në të cilën Juventus arriti në gjysmëfinale. Nesër luhet ndeshja e dytë kundër Sevillas në Spanjë, ndeshja e parë ka përfunduar 1:1.
“Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, do të jetë fundi i një epoke mbrojtëse”, tha mbojtësi 36-vjeçar i Juventusit për kanalin e klubit në YouTube. Bonucci iu referua faktit se ky ishte fundi i mbrojtjes së njohur të Juventusit të përbërë nga Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli dhe ai, dhe Gianluigi Buffon portier.
Bonucci bëri debutimin e tij në futbollin profesionist në vitin 2006 si lojtar i Interit dhe arriti në Juventus pas Trevisos, Pizës, Genoas dhe Barit. Ai luajti për Juventusin nga viti 2010 e deri më sot, me përjashtim të sezonit 2017/2018. të cilën e kaloi në Milano. Ai bëri 120 paraqitje për Italinë dhe shënoi tetë gola.
Ai fitoi tetë tituj kampion italian, katër kupa italiane, si dhe ka titullin kampion evropian me Italinë, transmeton Fol Drejt.