Dy shtetas të huaj janë arrestuar nën dyshimet se me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, mbrëmë, rreth orës 19:25.
Raporti 24 orësh i policisë bën me dije se dy të arrestuarit janë shtetas të Holandës dhe se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Holandës pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/