Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një laboratori të drogës në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Ai ka thënë se arrestimi i tij u bë sot në mëngjes me urdhër të gjykatës.
I arrestuari dyshohet se kishte në pronësi një laborator droge në fshatin Leshak të Leposaviqit, që ishte shkatërruar nga Policia e Kosovës më 1 korrik. Nga atëherë personi me inicialet G.J. ishte në kërkim.
Vlera e laboratorit, sipas Policisë, kishte vlerën e 250 mijë eurove./21Media/