Mediumi L’equipe shkruan se Pep Guardiola telefonoi Neymar për ta pyetur për qëllimet e tij këtë verë.
Sulmuesi brazilian mund të largohet nga radhët e kampionëve francezë këtë verë. Kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor 2025, por francezët pretendojnë se PSG nuk po llogarit tek ai.
Neymar mund të largohet nga PSG
Neymar është te PSG që nga gushti i vitit 2017, kur erdhi nga Barcelona për 222 milionë euro, që është ende rekordi botëror i transferimeve. Braziliani aktualisht është i lënduar dhe pritet të rikthehet në fushë në fund të qershorit. Ai në këtë sezon ai shënoi 18 gola dhe regjistroi 17 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në, transmeton Fol Drejt.