Gazeta franceze L’Equipe raporton se futbollisti argjentinas, Lionel Messi është gjithnjë e më afër largimit nga Paris Saint Germain.
Lionel Messi është nën kontratë me Paris Saint Germainin deri në fund të sezonit dhe deri më tani është besuar fuqishëm se të dyja palët do të aktivizojnë opsionin për të vazhduar automatikisht kontratën e tij edhe për një vit.
Në Francë shkruanin se Messi duhet të kishte rënë dakord me PSG-në edhe para fillimit të Botërorit dhe pothuajse dy muaj pas përfundimit të Botërorit, praktikisht nuk ka asnjë informacion të ri për të ardhmen e Messit në Paris.
Gazeta franceze L’Equipe raporton se status quo-ja po ruhet për shkak të hezitimit të Messit, gjë që në vetvete sugjeron se argjentinasi nuk është aspak i bindur se dëshiron të kalojë edhe një vit në Paris. Madje, gazeta e lartpërmendur pretendon se aktualisht është shumë më i mundshëm skenari i kundërt, përkatësisht që Messi të përfundojë rrugëtimin e tij me PSG-në.
“Kishte optimizëm në PSG në lidhje me qëndrimin e Messit, por kjo është zbehur shumë në javën e fundit. Shanset që ai të qëndrojë po zvogëlohen dita ditës, dhe njerëzit në klub besojnë se vonesa e Messit është vetëm duke blerë kohë për bisedime me Interin nga Miami apo me ndonjë klub tjetër të MLS”, shkruan L’Equipe.
El Mundo Deportivo spanjolle raportoi dje se babai i Messit, Jorge ishte me nxitim dje në Barcelonë, gjë që ringjalli thashethemet e vjetra për rikthimin e supozuar të Messit në Katalonjë, por vizita thuhet të jetë e një natyre më private, pasi vëllait i Lionel Messit, Rodrigo Messi, ende jeton në Barcelonë”, transmeton Fol Drejt.