Argjentinasi i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, ka vendosur të mos e rinovojë kontratën nëse Bayerni e eliminon klubin francez në xhiron e 16-tës së Ligës së Kampionëve, raporton sot mediumi francez L’Equipe.
PSG u mposht nga Bayern javën e kaluar me rezultat 1:0, ndërsa ndeshja është caktuar për 8 mars në Mynih. Messi mbërriti në vitin 2021 në PSG nga Barcelona, teksa klubi katalanas e gjeti veten në probleme financiare. Futbollisti argjentinas ka kontratë me shenjtorët deri më 30 qershor të këtij viti.
Drejtuesit e PSG-së duan që Messi të qëndrojë në klub, por “Ekipi” pretendon se ai ka thyer vullnetin për t’u larguar nga Parisi nëse “shenjtorët” eliminohen nga Bayerni në 1/8 e Champions League. /FolDrejt/