Siç raporton L’Equipe, një hetim paraprak është hapur kundër PSG-së dhe presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi, nën akuzat për biznes të fshehtë.
Hetimi u nis nga një raport i dhjetorit 2022 i dorëzuar nga Hicham Bouajila një ish-këshilltar i presidentit të PSG.
Në aplikimin e tij, ai pretendon se për punën që ka kryer për Al-Khelaifin ndër vite, herë pas here është paguar në mënyrë të parregullt – përmes akademisë së tenisit ‘Smash’ që ndodhet në Doha, me të cilën ai kurrë nuk ka pasur asgjë të bëjë, madje siç tha ai, as që ka luajtur ndonjëherë tenis.
Kontrata e diskutueshme është nënshkruar në verën e vitit 2015 për postin e pretenduar të trajnerit të tenisit për një periudhë të pacaktuar.
Hetimi iu caktua departamentit të policisë së qarkut 16 të Parisit, ku ndodhet selia e PSG-së.
Pyetjeve të dërguara nga L’Equipe për klubin, përgjigja ka ardhur se “Bouajilla nuk është punësuar asnjëherë nga PSG apo beIN“, transmeton Fol Drejt.