Ai ka qenë pranë vdekjes, andaj tani u premton “me jetë” shërbim, popullit britanik. Boris Johnson u shtrua në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por tani ka mundur sëmundjen dhe është kthyer në shtëpi – ku e pret gruaja shtatzane.
Downing Street ka konfirmuar se ai është liruar nga spitali, por se nuk do të kthehet menjëherë në detyrë.
“Me këshillën e stafit mjekësor, kryeministri Johnson nuk do të fillojë menjëherë punën, pasi për një kohë i duhet të pushojë. Ai i ka falënderuar mjekët për ndihmën, ndërsa mendimet e tij janë me ata që janë të prekur nga kjo sëmundje”, thuhet në raportin e kryeministrisë./Foldrejt.com