Ishte paralajmëruar për një kohë të gjatë dhe tanimë është një realitet. Jeff Bezos tanimë është në rrugë për në hapësirë.
Ky udhëtim “në buzë të hapësirës” këtë pasdite do të jetë fluturimi i parë – me njerëz – i raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.
Sipas CNN, i gjithë fluturimi pritet të zgjasë rreth 11 minuta.
Jeff Bezos është vendosur të shkojë “në buzë të hapësirës” këtë pasdite në fluturimin e parë me ekuipazh të raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi i Amazon do të shoqërohet nga vëllai i tij Mark, astronautja 82-vjeçare Wally Funk dhe klienti i parë i kompanisë, adoleshenti holandez Oliver Daemen.
Duke folur para gazetarëve të hënën, Bezos tha se ai është ‘gati’ dhe jo nervoz, për udhëtimin dramatik.
Ai i tha CNN: “E di që do të më ndryshojë dhe jam i ngazëllyer për të zbuluar se si”.
Ekuipazhi do të fluturojë në lartësi mbi 100 mijë metra – më shumë se 20 km më shumë sesa udhëtimi i suksesshëm i Sir Richard Branson, me Virgin Galactic, javën e kaluar.