Një raketë SpaceX, kompania amerikane në pronësi të Elon Musk, që mbante një teleskop orbital të projektuar për të hedhur dritë mbi fenomenin misterioz kozmik të njohur si materia e errët, që përbën 95 për qind të universit, u lëshua sot nga Kepi Canaveral, Florida.
Agjencia Evropiane e Hapësirës e quajti teleskopin Euklid, sipas matematikanit të lashtë grek, i cili konsiderohet babai i gjeometrisë, raportoi Reuters.
Raketa Falcon 9 u lëshua në orën 11:00 me orën lokale./FolDrejt/