Urdhër-arrestet janë lëshuar nga gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Presidentin rus Vladimir Putin dhe Komisioneren e tij për të Drejtat e Fëmijëve, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë, ICC thotë se ata dyshohen për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve, nga Ukraina në Rusi.
Ka arsye të qëndrueshme për të besuar se Presidenti Putin mban përgjegjësi individuale penale për dëbime të tilla, thuhet në deklaratë, duke shtuar se dyshohet se ka ndodhur që kur ai filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e kaluar.
Të njëjtën gjë e thonë edhe për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova. /FolDrejt/