Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Letër publike MKRS-së

3 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 10 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Gazetari Gëzim Olluri i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përkatësisht Ministrit Hajrulla Çeku me anë të një letre publike. Pas realizimit të 26 intervistave me drejtuesit e bibliotekave të qyteteve dhe pas konstatimit të gjendjes së tyre, nëpërmjet kësaj letre, ai ia ka sugjeruar ministrisë një varg hapash të cilët do të duhej të ndërmerreshin, në mënyrë që të përmirësohej gjendja në këtë sektor, raporton Fol Drejt.

Sipas të gjeturave të Ollurit, rënia e numrit të lexuesve në nivel vendi, ka të bëjë me një varg problemesh, duke filluar nga ato infrastrukturore.

Kjo është letra e plotë e Ollurit:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Letër Publike MKRS-së

Shkruan: Gëzim Olluri

Edukoni një shpirt vetëm me pastërti dhe keni shpëtuar një komb tërë. Këtë frazë letërsisë botërore ia ka dhuruar mjeshtëri i letrave, Naguib Mahfouz. Aktualisht e në të ardhmen, Kosovës i duhen shpirtra të pastër e të edukuar. Për libra e kulturë leximi vuajmë kolektivisht. Shoqëria më shumë sesa për edukim të mirëfilltë në nivel individual, ka nevojë për edukim të mirëfilltë në nivel kolektiv.

Poenta e kësaj Letre Publike që e kam adresuar te ju, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe te ju, z. Ministër, Hajrulla Çeku, ka të bëjë me gjendjen e Bibliotekave të Qyteteve anekënd Kosovës.

Për të edukuar gjenerata të tëra, e për ta vlerësuar një shtet arsimor siç duhet, duhet ta shikosh gjendjen e arsimit, vlerësimin, konsideratën dhe përgjegjësinë që kanë njerëzit dhe institucionet shtetërore ndaj librit, çerdheve, shkollave, universiteteve, librarive dhe bibliotekave. Ne, si shoqëri dhe si shtet jemi larg. Nuk është nevoja të flasim me statistika, aktualiteti pasqyron gjithçka, ose edhe mund ta shikojmë aktualen.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga listat e bibliotekave për vitin 2020 figurojnë 39 mijë e 668 lexues, kundrejt vitit 2016 që kishte 278 mijë e 201 lexues. Çështja se sa lexohet në Kosovë dhe sa ka kulturë leximi është temë tjetër. Thelbi i kësaj thirrje është se sa bënë ministria nga këndshikimi institucional për bibliotekat sa i përket financimit në raport me bibliotekat e qyteteve dhe a është në gjendje ta marrë barrën e përgjegjësisë.

Për të ofruar një pasqyrë rreth gjendjes së bibliotekave, janë realizuar 26 intervista me bibliotekat e qyteteve. Intervistat janë realizuar për të shikuar nga afër gjendjen e tyre sa i përket fondit librar, stafit të bibliotekës, problemeve që ato kanë me ambiente e hapësirë, mungesës së literaturës, mungesës së librave, mungesës së titujve të rinj, mungesës së stafit, e veçmas, për të shikuar sesi janë financuar përgjatë të kaluarës. Gjithashtu, të shihet si qëndrojnë me financa, a kanë marrë financa, a ka pasur financime në mënyrë të barabartë dhe a i kanë përmbushur kërkesat e bibliotekave ato financa.

Gjendja sipas të dhënave rezulton shqetësuese sepse askush deri më tash nuk është marrë me përkushtim për të ofruar përkrahje të plotë për Bibliotekat e Qyteteve. Pakkush për të mos thënë askush nuk ka hartuar plan buxhetor adekuat. Vështirë ta datosh ndonjë periudhë kur për bibliotekat janë marrë vendime cilësore, e me plane afatgjata. Krejt çfarë u është ofruar atyre, janë shuma simbolike parash e herë-herë të ndryshueshme, edhe këto shuma përmes librave nga shtëpitë botuese e libraritë.

Për të mos e ngarkuar letrën me një lum të dhënash e imtësish, janë shkruar përmbledhtas gjetjet e bazuara në intervista. Shumë biblioteka marrin shuma prej 1500 eurosh e në raste tjera, dy mijë deri në tre mijë euro, disa të tjera marrin më shumë, disa të tjera marrin më pak, ndonjëherë nuk marrin fare. Këto shuma parash janë pak, këtë e fakton treguesi që bibliotekat nuk mund të marrin më shumë se 150 apo 200 libra. Nuk mund t’i marrin botimet më të shtrenjta që qarkullojnë në tregun librar, nuk mund të sigurojnë librat e rinj, nuk arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e lexuesve, nxënësve apo studentëve. Shumë biblioteka ballafaqohen me mungesë stafi, përballen me mungesën e digjitalizimit dhe ka raste kur nuk kthehen librat në bibliotekë, pikërisht për shkak të pamundësisë për të pasur një sistem digjital brenda secilës bibliotekë.

Ka shumë biblioteka që në vitet e fundit kanë marrë financime të pakta nga nivelet komunale e të tjera nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare. Kanë mungesa me hapësirë e objekte. Ka bibliotekë që funksionon në bodrum ndërtese, Biblioteka e Shtimes. Ka bibliotekë që funksionon në objektin e shtëpisë së kulturës, Biblioteka e Pejës. Ka bibliotekë që nuk ka objekt e funksionon në shtëpi të kulturës, e nuk ka pasur derë kryesore dhe nuk është punuar me muaj të tërë shkaku i të ftohtit, Biblioteka e Kamenicës. Nuk ka objekt fare e vepron në shtëpi të kulturës, e këtu kanë mungesë të mjeteve për ngrohje gjatë dimrit, Biblioteka e Kaçanikut. Një tjetër bibliotekë vepron në qendër sportive, Biblioteka e Mitrovicës. Një bibliotekë tjetër gjendet në objektin e komunës, Biblioteka e Podujevës. Të tjerat përballen me mungesë sallash për lexim, të tjerat i kanë sallat e vogla krahasuar me numrin e lexuesve,  ballafaqohen me mungesë ambientesh për aktivitete të librit dhe bibliotekës, kanë mungesë të pajisjeve kompjuterike, kanë mungesë ulësesh, të tjerat kanë mungesa të pajisjeve për të renditur librat dhe literaturën. Qeverisjet e kaluara përgjegjësitë ua kanë lënë komunave, e komunat i kanë lënë bibliotekat në gjendjen e lartshkruar.

Shkruar sipas statistikave, janë 10 biblioteka që marrin nga 1500 euro nga MKRS, herë më shumë e herë më pak.

6 biblioteka nuk kanë objekte, qyteti i Mitrovicës, Podujevës, Pejës, Kamenicës, Kaçanikut dhe Shtimes. 4 biblioteka kanë probleme me hapësirë e ambiente. 20 biblioteka kanë mungesë të stafit, ndërsa 10 biblioteka nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga nivelet komunale në katër vitet e fundit.

Qeverisja aktuale e udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, në plan programin e saj krahas synimeve në fushat e tjera, ka prezantuar edhe planin për arsim. Ndër të tjera shkruan: “Ne do të krijojmë bibliotekat e mësimdhënësve në secilën shkollë duke i pajisur ato me literaturën relevante dhe të kohës”. Shkëlqyeshëm! Meqë qeveria ka shprehë vullnetin për bibliotekat shkollore, atëherë mund të veprojë edhe për bibliotekat në qytete, ngase këto të fundit janë gjithmonë më të frekuentueshme. Duke i ndihmuar bibliotekat e qyteteve me rritjen e stokut librar, ndihmohen tërthorazi edhe ato shkollore nëpër fshatra.

Ministër, qeverisja juaj i ka ndihmuar 29 biblioteka me nga tre mijë euro vitin e kaluar, mirëpo kjo nuk është zgjidhja. Atyre ju duhen zgjidhje të vërteta dhe afatgjate. Gjithsesi, duhet saktësuar, nuk jam duke vendosur kritere krahasuese në proporcion mes të kaluarës dhe të tanishmes, se cila qeveri ka bërë apo nuk ka bërë më shumë për bibliotekat, mirëpo çfarë duhet aspiruar e finalizuar në të ardhmen.

Mospuna serioze ose qasja e gabuar e qeverive të kaluara, megjithëse edhe ato kanë bërë aq sa kanë parë të arsyeshme, mbetet përgjegjësi e tyre. Mirëpo, tani e tutje përgjegjësia bie mbi qeverisjen tënde si ministër dhe kabinetin që ju e drejtoni. Ju e keni përgjegjësinë për ta ndryshuar këtë gjendje. Ju mund t’i planizoni, t’i ideoni dhe t’i finalizoni vendimet. Ju mund ta bëni këtë dhe në fakt duhet ta bëni. Krejt çfarë duhet, është ta merrni kërkesën në konsideratë dhe të punoni. Ju mjafton vullneti për ndryshim.

Ligji i parë për Bibliotekat bazuar nga informacionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është miratuar më 23 Qershor 2003, mirëpo nuk ka pasur pikëmbështetje të qartë nëse MKRS duhet t’i financojë bibliotekat komunale njësoj. Në vitin 2012, është shfuqizuar ky ligj dhe është miratuar një tjetër ligj, i cili më 26 Prill 2012, është shpallur nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe është publikuar më 4 Maj 2012 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, mirëpo edhe ky ligj nuk e qartëson mbështetjen financiare për bibliotekat komunale dhe tërthorazi përgjegjësitë e financimit ia bartë edhe komunave.

Nuk është në epiqendër kontestimi i Ligjit për Bibliotekat, megjithëse shihet qartë në leximin e parë që ai ligj është bërë sa për të mos mbetur pa ligj ama edhe mënyra e financimit sipas këtij ligji, lë hapësira për ndryshim e rindryshim. MKRS është institucioni kryesor që vjen nga qendra dhe rrjedhimisht lë për të kuptuar se MKRS i ka mundësitë kryesore për t’i mbështetur bibliotekat në mënyrë transparente dhe pa dallime. Qoftë partiake, pavarësisht kush qeverisë në qendër e kush në komuna lokale. Qoftë nga aspekti gjeografik, nuk ka lidhje sa ka territor qyteti. Qoftë nga aspekti i popullsisë, nuk ka rëndësi sa banorë i ka secila komunë. Transparenca për t’i ndihmuar e financuar bibliotekat njëzëri, i asgjëson të gjitha dallimet.

Duke u bazuar në rezultatet sipas intervistimeve, ua kemi lehtësuar punën, duke i hulumtuar problemet e mangësitë. Janë artikuluar këshillat edhe pse e di në çfarë situate jemi si shtet dhe i di vështirësitë buxhetore e ekonomike me të cilat përballet vendi ynë, mirëpo, pavarësisht të gjithave, këto arsyetime nuk mund të justifikohen. Ministria ka edhe obligime të tjera përgjatë vitit, ama libri, edukimi e arsimimi janë bazamenti para cilës do fushë tjetër.

E para: Qeverisja juaj gjatë mandatit të saj duhet të synojë ta planifikojë një ligj tjetër, ku nuk lë hapësira për dallime e diskriminime në raport me bibliotekat dhe rëndësinë ndaj librit, librarive e shtëpive botuese.

E dyta: Edhe nëse nuk arrin të sjellë një ligj të ri, atëherë brenda ligjit duhet ta ndryshojë nenin ku bëhet fjalë për financimet buxhetore ndaj bibliotekave komunale apo të ndërmarrë ndonjë vendim administrativ për t’u mbështetur në aspektin ligjor, përmes të cilit obligohet kjo ministri që brenda çdo viti dhe në të ardhmen të bëjë planin buxhetor dhe të financojë bibliotekat me shumën e njëjtë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

E treta: Kjo merr më shumë kohë, ama është më se e nevojshme. Ministria duhet të bëjë një hulumtim të hollësishëm për qytetet që nuk kanë objekt bibliotekash ose i kanë në gjendje të dobët. Të kontaktojë me komunat përkatëse dhe të planifikojnë planin që të ndërtojnë biblioteka të reja e që i plotësojnë standardet e bibliotekave moderne. Për këtë pikë lypset një buxhet më i madh financiar dhe nëse ministria nuk ka buxhet të mjaftueshëm, atëherë duhet ta kërkojë përkrahjen e qeverisë që të ofrojë mbështetje.

E katërta: Nëse vetëm merret nisma për ndërtimin e bibliotekave, duhet theksuar se meqë Prizreni dhe Peja janë dy qytetet që vizitohen shumë nga vendi, rajoni, europa e bota, do të duhej një plan i veçantë rreth ndërtimit të bibliotekave. Një plan arkitekturor atraktiv për bibliotekat e këtyre dy qyteteve, do t’i shndërronte bibliotekat e tyre në ikonë dhe simbol të vendit.

E pesta: Ministria duhet të ndajë nga 5 mijë euro brenda vitit për secilën bibliotekë të secilit qytet. Pra, 5 mijë euro, asnjë cent më pak, vetëm më shumë nëse ka tepri buxhetore përgjatë vitit. Kështu i bie, që ministria të ndajë 200 mijë euro për 40 biblioteka brenda vitit. Përmes kësaj mënyre, barazisht, ofrohet mbështetje për të gjitha bibliotekat. Me shumën prej 5 mijë eurosh, një bibliotekë mund të marrë nga 400 deri në 600 libra dhe të sigurohen shumica e botimeve të reja e që shumë biblioteka nuk i kanë marrë në vitet e fundit.

E gjashta: Për pesë vite nga 200 mijë euro për secilën bibliotekë, nënkupton që ministria duhet të ndajë buxhet prej një milionë eurosh për pesë vjet dhe pastaj të shkojë duke e rritur buxhetin në vazhdimësi. Një shumë simbolike. Edhe nuk i lë anash projektet e tjera ministrore, edhe nga ana tjetër i ndihmon bibliotekat t’i plotësojnë kërkesat e tyre.

E shtata: Digjitalizimi i bibliotekave. Ka një mori arsyesh pse është më se i nevojshëm digjitalizimi. Ndër të tjera, duhet të krijohet në çdo bibliotekë kartela e lexuesve, në të gjenden të dhënat dhe shifra e lexuesit ose lexueses, me atë shifër identifikohen te bibliotekistët, në pasqyrë ju dalin të dhënat se kush, kur, sa libra i ka marrë dhe a i ka kthyer. Dhe, kështu do të mund të zgjatej afati për mbajtjen e librit nga dy javë që është aktualisht, deri në dy muaj në të ardhmen ngase listimi do të ishte korrekt dhe do të ruhej fondi librar.

E teta: Duhet theksuar edhe këtu aspektin ligjor. Në plotësimin e Ligjit për Biblioteka i publikuar më 4 Korrik 2019 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndër të tjera shkruan: Ata e ato që nuk i kthejnë a dëmtojnë librat a materialin e bibliotekës, dënohen me nga 100 deri në dy mijë euro, kurse personat juridik me nga dy mijë deri në njëzetë mijë euro. Edhe ky nen duhet të ndryshojë, nuk është logjike që nëse i humb libri ndonjë lexuesi a lexuese, studenti a studente, nxënësi a nxënëse, të marrë dënim deri në dy mijë euro. Mund të jepen dënime aq sa kushton libri a dyfishi sa kushton një libër. Kështu, edhe vetëdijësohen qytetarët, edhe merret e jepet përgjegjësi nga ana e tyre kundrejt pasurisë e interesit publik.

E nënta: Nëse ministria ka mundësi, të krijojë kontakte me Bibliotekat Kombëtare të Shteteve të tjera ose të bëjë marrëveshje me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA) dhe të kërkojë apo të blejë librat, studimet, revistat, gazetat dhe çdo gjë që ka të bëjë me literaturën botërore, e që ndërlidhen me Kosovën e Shqipërinë dhe t’i sjellë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani“.

Përveç rekomandimeve, ju mund të planifikoni e bashkërendoni vendime edhe më të mira apo më të përshtatshme, mirëpo duhet të jenë në përpikëri të plotë që vendimet e ndërmarra të jenë të frytshme dhe të japin efektin e tyre edhe në teren. Duke shikuar angazhimin tuaj që keni për trashëgiminë kulturore, idealet për të kaluarën historike dhe vizionin për të ardhmen, unë besoj fuqishëm që ju do ta arrini ta bëni një ndryshim vendimtar dhe kthesë rrënjësore sa i përket bibliotekave dhe rëndësisë ndaj librit. E ardhmja që na thërret sa i përket librit, arsimit, bibliotekave dhe edukimit, është obligimi ynë njerëzor, shtetëror e kombëtar për të cilin duhet të marrim përgjegjësi dhe të veprojmë./FolDrejt/

 

Tags: bibliotekaBiblioteka Pjetër BogdaniGëzim OlluriKosove
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit, 900 euro gjobë për policin

Lajmi tjetër

Lukashenko: Perëndimi po planifikon ta sulmojë Rusinë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM