Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Letërkëmbimi me Lasgushin

3 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Mozaiku i zymtë i poetit elitar.

Gjatë sistemimit të arkivit vetjak, për gëzimin tim të madh, gjeta midis dorëshkrimeve, dy nga letrat e Lasgush Poradecit. I kam kujtuar të humbura, pas ikjes në Francë në vitin 1990, ashtu siç kam menduar për një pjesë të dorëshkrimeve, hamendje e natyrshme për një arkiv që pasi u sekuestrua, ka kaluar, siç dihet, nga zyrat e Prokurorisë në ato të Gjykatës, për të përfunduar për fat të mirë në Arkivin e Shtetit.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

 

Me sa jam në dijeni, Lasgush Poradeci, më i madhi poet i gjallë i Shqipërisë, gjatë kohës së diktaturës komuniste, ka lënë pak letra të datuara në këtë kohë. Poet i rrallë në historinë e letërsisë botërore, të cilit i ra fati tragjik që, duke qenë ende gjallë, të përjetojë vdekjen e tij në kuptimin e plotë të fjalës, Lasgush Poradeci, për një kohë të gjatë do të vërë në skajim të vështirë ndërgjegjen e kombit të vet.

Mënjanimi nga jeta dhe lënia në harresë të plotë e poetit, i cili do t’i bënte nder çdo letërsie evropiane, ka qenë një nga mizoritë më të mëdha të epokës.Këto dy letra janë vetëm një copëz nga mozaiku i zymtë që dëshmon se si poeti më elitar i letrave shqipe, ai që e kishte shpallur veten Zog i qiejve, do të detyrohej të ecte nëpër baltrat e burokracisë komuniste, të trokiste në zyrat e saj shterpa, t’u kërkonte një shkresë a një telegram nëpunësve kokëtrashë e cinikë, që ngazëlleheshin ngaqë e kishin në dorë e mund ta bënin të vuante.

Letrat që po botohen janë të dyja të vitit 1978. Kishin kaluar dy vjet qysh nga një përpjekje e dështuar për t’i dhënë Poradecit statusin e shkrimtarit profesionist, gjë që praktikisht do të lejonte ribotimin, me fjalë të tjera, rikthimin e tij në jetë. Ana tjetër e problemit do të ishte lehtësimi i halleve të tij të përditshme. Duke u prerë çdo shpresë për çështjen madhore, atë të lejimit të krijimtarisë së tij, mbeti problemi i vështirësive të jetës. Siç shihet qartë nga dy letrat e poetit, regjimi dinte të dënonte edhe në mënyra të tjera.

Duke mos u mjaftuar me krimin e parë, ndalimin e veprës, shteti komunist vazhdonte të torturonte poetin pa bujë, duke ia helmuar ditët e pleqërisë. Ky helmim bëhej në mënyrë cinike: me veshin shurdh, me mosdëgjimin e kërkesës së tij modeste për emërimin e vajzës si mësuese në Pogradec, me vonesën e një shkrese, të një telegrami. Sa shpejt e sa ngutshëm mbërrinin në administratën e diktaturës letrat denoncuese, shkresat për arrestime, dëbime, burgime! Dhe sa ngadalë shkresat e tjera, sidomos ato që mund ta lehtësonin disi jetën njerëzore!

Çdo artdashësi e sidomos çdo adhuruesi të poetit të madh, do t’i dhembi në zemër kur të lexojë këto tekste, kur dëshpërimi dhe mungesa e shpresës shfaqen në mënyrë ciklike, nëpërmjet një thatësire frazash, si vijat e rërës në shkretëtirë.

Është bota e dhunshme e burokracisë, e kundërta e krejt e botës së poetit, që, duke e detyruar të bjerë në mëshirën e saj, hakmerret me poetin për qiellsinë e tij. Një analizë e thjeshtë e tekstit e jep këtë dhunim. Në më pak se dy faqe gjenden më shumë se 50 fjalë e terma administrative: 10 herë fjala ministria, 11 herë emërim, 7 herë telegram (zyrtar), 6 herë Komitet ekzekutiv, 6 herë Kuadër ose shef kuadri, 4 herë dosje, përveç fjalëve transferim, administratë, pasaportizim, dokument, shkresë zyrtare, kompetencë etj.

Pasioni për t’u ulur kokën shkrimtarëve e poetëve ka qenë i njohur, jo vetëm në të gjithë regjimet totalitare, por edhe në sistemet e të menduarit që kanë lidhje me to. Këto sisteme të menduari vazhdojnë ende të jetojnë edhe kur regjimet bien. Sic u tha pak më lart, eksperimenti shqiptar me Lasgush Poradecin shkoi edhe më larg. Regjimi u përpoq dhe në njëfarë mënyre ia arriti, qe ta vdiste për së gjalli më të madhin poet të vendit. Në këtë kah letrat e tij të rralla e të ftohta qysh në atë kohë dukej sikur vinin që poshtë pllakës së mermertë të varrit.

Tiranë, nëntor 2002

———————–

Letra e parë
Merr: Ismail Kadare
Pogradec, 8 korrik 1978
I dashur Kadare

 

Nuk di ç’u bë me emërimin e çupës sime (Kostandina Gusho) si Mësonjëse në Pogradec pasi u fjalosmë në Tiranë më 25 maj. Në mbrojtjen e Diplomës në letërsi ajo mori notën 9. Pas dëshirës sime, e cila është një nevojë imja e madhe (fort shumë e madhe siç të fola në Tiranë), më gëzove dhe mora një kurajë që në dëshpërimin tim më the përnjëherësh do t’i thuash Ministrit. Mora kurajë meqë unë këtu në Pogradec ku ri për shëndet në shtëpi të babajt ku kam lindur jam i vetëm pa asnjeri familjeje dhe pa asnjë shërbim prej asnjeriu. Merre me ment sa keq, në ç’nevojë të madhe jam, fort shumë të madhe jam.

Këtu në Pogradec Mësonjësja e letërsisë Ana Jovan duke i vdekur bashkëshorti u transferua me kërkesën e saj për në Shkodër ku ka prindërit shkodranë. Posti i Ana-s si Mësonjëse letërsie mbeti në Pogradec vakant. Lutem folë ku duhet, që të destinohet për Kostandinën ky post vakant, duke u emëruar ajo provizorisht Mësonjëse për në Pogradec pa ia hequr pasaportizimin prej Tirane- ashtu siç është praktika e administratës, sikundër praktikisht që dërgohen provizorisht, që transferohen provizorisht nëpunësit për në tjetër vend, për në tjetër post pa jua hequr pasaportizimin prej vendit origjinar, prej postit origjinar. Shtoj se këtu në Komitetin ekzekutiv Kryetari (që vendos për transferimet) me pranoi me gatishmëri për dëshirën dhe nevojën time, dhe pret pa kundërshtim – Shkresën e Ministrisë.

Të fala edhe të përqafoj
Lasgushi
Poradec, 1 Shtator 1978

—————

Letra e dytë
I dashur Kadare,

Sot në mëngjes më 1 Shtator vajta në Komitetin ekz., pyeta Shefin e Kuadrit të Arësimit, Nella Çobanin: pse nuk m’a emëruat çupën në Mbledhjen e caktimit të Kuadrit, kur se më kini pritur gjer më sot kaq mirë, më kini thënë se do t’a emëroni edhe në një vend sa më të mirë?. Shefi i Kuadrit më tha: Në mbledhjen e djeshme muarmë në shqyrtim më parë emërimin e çupës suaj, por me qenë se s’kishin ndonjë Shkresë ose ndonjë Telegram nga ana e Ministrisë së Arësimit, ndonjë Dokument nga ana e Ministrisë mbi të cilin të bazohemi për emërimin – nuk mundim të vendosim për emërimin. Po të na bëjë Ministria qoftë edhe një telegram që: emëroj aty në Pogradec si Mësonjëse vajzën e Lasgush Poradecit, neve e emërojmë menjëherë duke patur ku bazohemi në një Shkresë zyrtare, në një dokument zyrtar, sepse edhe telegrami është për neve një bazë zyrtare, një Shkresë zyrtare, një dokument zyrtar. Ne s’kemi këtu në Komitet kompetencë që të bëjmë asnjë emërim pa urdhërin e Ministrisë së Arësimit. Kështu më tha, Kadare, sot në mëngjes më 1 Shtator Shefi i Kuadrit të arësimit.

Lutem, le të bëjë Ministria një telegram – telegram sa më urgjent për emërimin e çupës sime, Konstandina Gusho, si Mësonjëse në Pogradec, le t’a bëjë Telegramin sa më urgjentisht, meqë shkollat sot më 1 Shtator filluan, dhe mua këtu në Kuadër, sot më thanë që i kanë ruajtur cupës sime një vend vakant, vend të krijuar duke nxjerrë në prituni, me të drejtë rroge, një Mësues shumë të merituar po që vuan prej vitesh nga nervat e tronditura gjatë shërbimit të tij ushtarak nënëdetësor. Unë po përsëris, që, më parë se nga çdo gjë tjetër, Ministria të dërgojë këtu një telegram, në mbështetjen e të cilit Kuadri i Pogradecit të mund të bëjë pa vonesë emërimin.

Pastaj, pas dërgimit të telegramit, Ministria le të kërkojë Dosjen e studentes së diplomuar Kostandina Gusho në Seksionin e arësimit të komitetit ekz. të Tiranës, për t’a dërguar Ministria Dosjen këtu në Pogradec; ose, në qoftë se Dosja dërgohet prej vetë Seksionit të Arësimit të Komitetit ekz. të Tiranës, le t’a dërgojë këtu Dosjen Komiteti ekz. i Tiranës. Unë, i dashur Ismail, po e dërgoj çupën në Tiranë në datën 2 Shtator, ditë e Djelë, ka këtë letër, për t’jua dhënë juve çupa letrën në dorë që sot të Djelën me këto shpjegime të hollësishme nga ana ime, shpjegime të cilat edhe nuk janë të nevojshme pas fjalimeve tona këtu në Pogradec, veç se ato janë shprehje e shqetësimit tim, e shqetësimit tim të madh si edhe e shpresës sime të madhe (shpresës absolute) për emërimin e çupës pas ndërhyrjes sate kaq mirëdashëse për mua.

Me dashuri dhe mirënjohje të përqafon
Lasgushi

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Von Cramon për Xhafer Devën: Ai me milicinë e tij kryen krime ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve

Lajmi tjetër

Qeveria Kurti është rreshtuar me oligarkët

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM