Letonia njoftoi sot se ka futur 15 shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë në “listën e zezë”, me arsyetimin se aktivitetet e tyre përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Letonisë.
Lista me nëntë shtetas rusë dhe gjashtë bjellorusë u përpilua nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë Letoneze, një agjenci kundërzbulimi, dhe iu përcoll ministres së Punëve të Brendshme, Maria Golubjeva, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit deklaroi sot se lista përfshin njerëz që mund të “përfshihen në marrjen e informacionit ose në mbështetjen e politikës së jashtme të Rusisë”./FolDrejt/