Letonia ka thënë se po revokonte licencën e transmetimit për kanalin e pavarur rus në mërgim Dozhd (Rain) për një seri shkeljesh, duke përfshirë shfaqjen e gadishullit të aneksuar të Krimesë si pjesë e Rusisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“TV Rain do të ndalojë transmetimin më 8 dhjetor,” tha në Twitter Ivars Abolins, kreu i Këshillit Kombëtar të Medias Elektronike të Letonisë, duke shtuar: “Ligjet e Letonisë duhet të respektohen nga të gjithë”.
Zyrtarët letonezë kishin thënë më herët se po hetonin kanalin mes dyshimeve se po ndihmonte trupat ruse në Ukrainë./FolDrejt/