Letonia ka mbyllur kufirin me Rusinë. Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet nga Rusia “për shkak të ngjarjeve aktuale” nuk do të merret parasysh.
Estonia tha gjithashtu se po forconte sigurinë përgjatë kufirit të saj, me kryeministren Kaja Kallas që shtoi se ajo ishte në “kontakt të ngushtë” me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.
Shumë vende të tjera, duke përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, thanë gjithashtu se po monitoronin nga afër situatën, transmeton Fol Drejt.