Letonia thotë se Riga ka në plan të rifusë shërbimin ushtarak në përgjigje të luftës së vazhdueshme që Rusia po bën në Ukrainë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshimet e nevojshme në legjislacion të mërkurën. Së pari, shërbimi ushtarak do të rifutet gradualisht nga mesi i vitit 2023 e në vazhdim, fillimisht në baza vullnetare. Më pas do të bëhet i detyrueshëm që nga viti i ardhshëm.
“Që nga sulmi brutal në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, ne kemi jetuar në një realitet të ri gjeopolitik”, tha ministrja e Mbrojtjes Inara Murniece.
Ndryshimi vjen pasi Letonia hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2007, duke i transformuar forcat e saj të armatosura në një ushtri profesionale të mbështetur nga një ushtri vullnetare. Letonia ndan kufijtë me Rusinë, si dhe me Bjellorusinë, një nga aleatët e Kremlinit./FolDrejt/