Këtë vit Letonia filloi t’u konfiskonte makina nga shoferët e dehur dhe duke qenë se qindra automjete të sekuestruara tejkaluan kapacitetin, vendosi t’i dërgonte ato në ushtrinë dhe spitalet ukrainase.
Të mërkurën, shtatë makina u ngarkuan në një rimorkio nga magazina shtetërore e automjeteve të konfiskuara përgjithmonë dhe u nisën për në Ukrainë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Në dy muaj, 200 vetura iu konfiskuan shoferëve të cilëve niveli i alkoolit në gjak ishte më i lartë se 0.15 për qind./FolDrejt/