Një ditë Thomas Edison, si një fëmijë i vogël u kthye nga shkolla me një letër në dorë. Ai iu afrua mamasë së tij dhe i tha:
-“Mami, mësuesja ma dha këtë letër dhe më tha se duhet ta lexosh vetëm ti. Çfarë të ka shkruar?”
Nënës iu mbushën sytë me lot teksa filloi ta lexon letrën me zë të lartë:
-“Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues mjaftueshëm për ta trajnuar atë. Ju lutem mësojeni djalin tuaj vetë në shtëpi”
Dhe nëna kështu veproi me djalin e saj deri në frymën e saj të fundit.
Shumë vite pas vdekjes të së ëmës, Edison u bë një nga shpikësit më të mëdhenj të shekullit.
Një ditë, duke gjurmuar tek sendet e nënës ai gjeti letrën e mësueses që e kishte lexuar mamaja. Ai e hapi atë..
Duke e lexuar ai u prek shumë dhe e shkroi në ditarin e tij. Në letër shkruante:
-“Djali juaj ka mangësi mendore. Ne nuk mund ta lejojmë atë të mësojë më në këtë shkollë. Ai është i dëbuar nga shkolla.”
Thomas Edison ishte një fëmijë me mangësi mendore të cilin nëna e tij e shëndroi në gjeniun më të madh të shekullit!
………………………………………………
Një nga shkencëtarët dhe shpikësit më të njohur në botë është Thomas Edison. Ai ishte një nga sipërmarrësit amerikanë që iu përkushtua shpikjes dhe shkencës, i konsideruar si një nga mendjet më pjellore në historinë e fundit. Dhe ka më shumë se një mijë patenta të ndryshme. Sipas Thomas Edison, puna e madhe e tejkaloi talentin dhe pretendoi se gjeniu është 10% frymëzim dhe 90% djersitje./FolDrejt/